Rreth Akademisë së parë të influencers në Ballkan

Influencer Academy është një kurs i integruar mësimor i ndërtuar për të trajnuar influencers të rinj dhe egzistues me qëllim zhvillimin e tyre professional, integrimin e tyre në botë e biznesit dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit me sipërmarrje të tjera. Përmes një kombinimi mësimor të orëve fizike, webinars online dhe vizitave studimore, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri të thella për sektorin duke rritur kapacitete e tyre për një treg ndërkombëtar. Ata do të përvetësojnë njohuri se si të komunikojnë efektivisht, të menaxhojnë bizneset e tyre, të shesin markat e tyre dhe të menaxhojnë financat e tyre duke vepruar praktikisht. Programi është unik dhe ideal për këdo që dëshiron të kthejë pasionin e tij/saj në burim të ardhurash.

1. Aplikimet janë hapur.      2. Trajnerë dhe mentorë shqiptarë dhe të huaj.      1. Aplikimet janë hapur.      2. Trajnerë dhe mentorë shqiptarë dhe të huaj.      1. Aplikimet janë hapur.      2. Trajnerë dhe mentorë shqiptarë dhe të huaj.      1. Aplikimet janë hapur.      2. Trajnerë dhe mentorë shqiptarë dhe të huaj.     

1. Aplikimet janë hapur.      2. Trajnerë dhe mentorë shqiptarë dhe të huaj.      1. Aplikimet janë hapur.      2. Trajnerë dhe mentorë shqiptarë dhe të huaj.      1. Aplikimet janë hapur.      2. Trajnerë dhe mentorë shqiptarë dhe të huaj.      1. Aplikimet janë hapur.      2. Trajnerë dhe mentorë shqiptarë dhe të huaj.     

Përse duhet të investoni në një program të integruar dedikuar #influencers?

E ardhmja i përket besimit dhe mesazheve që përcjellin #miniinfluencers.

Influencer Academy është i nevojshëm për disa arsye, në këto momente. Pse? Së pari, industria e influencerëve po rritet shpejt në Shqipëri, dhe një numër i madh i njerëzve po kërkojnë të bëhen influencerë. Programi dhe sfidat praktike të tij do ti ndihmojnë të përzgjedhurit të fitojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme për të hyrë në një industry me potencial të lartë.

Së dyti, influencerët janë shumë të përfshirë në ndërthurjen e marketingut, dhe mund të jenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për markat dhe bizneset e ndryshme. IA do t'i ndihmojë influencerët shqiptarë të kenë një kuptim të thellë të tregut dhe të mësojnë si të bëjnë bashkëpunime me marka të ndryshme dhe të monetizojnë platformat e tyre në mënyrë efektive.

Së treti, ky program do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së përgjithshme të industrisë së influencerëve në Shqipëri. Nëse influencerët kanë njohuri dhe aftësi të nevojshme, ata do të jenë në gjendje të krijojnë përmbajtje më cilësore, kreative dhe të ndërtojnë një reputacion më të mirë për veten dhe industrinë në tërësi.

Jeni gati? Ëndërra fillon tani ...

Dëshironi të keni një ndikim të vërtetë në industrinë e influencers në Shqipëri? Aplikoni tani për Influencer Academy dhe merrni trajnimin dhe zhvillimin e duhur për të bërë ndryshimin e duhur!